Vladimir Putin do të jetë në Turqi në ditët në vijim për t’u takuar me Recep Tayyip Erdogan, shkruan sot shtypi turk, duke shtuar se kjo do të jetë hera e parë që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase që presidenti rus do të vizitojë një vend anëtar të NATO.
“Pas përfundimit të marrëveshjes së grurit, çmimet e drithit u rritën me 15%. Pas përfundimit të tregtisë së sigurt përmes Korridorit të Detit të Zi, Ukraina ka vënë në rendin e ditës rrugët alternative të transportit të grurit. Megjithatë, duke marrë parasysh sigurinë dhe koston, asnjë nga këto opsione nuk mund të zëvendësojë Korridorin e Detit të Zi. Rritja e çmimeve ka një ndikim negativ në vendet e varfra, shumica e të cilave janë në Afrikë”, thuhet në një raport të Milliyet.
Më 2 gusht, Rexhep Tajip Erdogan ka diskutuar për grurin me Vladimir Putinin dhe ranë dakord për vizitën e rusit në Turqi. Më pas, presidenti Erdogan shprehu shpresën se vizita do të bëhet në gusht.