Pentagoni: Ukraina, në rrugën e duhur për të arritur disa objektiva kyçe në fushëbetejë

Ukraina duket se është në rrugën e duhur për të arritur disa objektiva kyçe në fushën e betejës që i vendosi vetes.

Ky është vlerësimi i Celeste Wallander, ndihmës sekretares amerikane të mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Ajo vuri në dukje sukseset në rajonet e Kharkiv dhe Donetsk, si dhe përpjekjet në vazhdim në rajonin jugor të Kherson.

Forcat ukrainase kanë korrur gjithashtu fitore të reja përgjatë lumit Dnipro sot.

Duke folur për qendrën për studime strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington, ajo tha: “Ukraina duket se është në rrugën e duhur për t’i arritur të tre këto objektiva tani.”


Shtuar 3.10.2022 21:25