Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë pagesën për rinovimin e 45 tankeve çeke T-72 që do të dërgohen në Kiev.
Zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit Sabrina Singh tha se ajo nuk kishte një afat kohor të saktë për furnizimin e tankeve, por priste që njësitë e para të dorëzoheshin para fundit të vitit.
Ajo pranoi se T-72 janë “tanke të epokës sovjetike” dhe u zgjodhën sepse ukrainasit ishin trajnuar tashmë mbi to, në vend që të dërgonin sisteme të tjera tankesh më moderne./albeu.com