Mexhiti dhe Kasami lënë pas Ali Ahmetin në matjen e fundit të besueshmërisë

Një sondazh i opinionit publik i realizuar në Maqedoni nga agjencia Market Vision, me porosi të portalit MKD.mk, në periudhën nga 10 deri më 27 qershor, nxjerr se drejtuesit e partisë së re politike VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, gëzojnë më shumë besim te qytetarët sesa kreu i partisë opozitare BDI, Ali Ahmeti.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të këtij hulumtimi, rejtingu i përbashkët i Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit arrin në 6.6%, ndërsa ai i Ali Ahmetit është 5.5%. Kjo shënon herën e parë që Ahmeti rezulton me popullaritet më të ulët se liderët e partive të tjera shqiptare.

Në të njëjtën kohë, matjet për partitë politike tregojnë rënie të BDI-së, ndërsa vihet re qartë se VLEN po i afrohet gjithnjë e më shumë dhe po e vë në rrezik këtë parti, pas bashkimit në një subjekt të vetëm politik.

Në pyetjen “Për cilën parti politike do të votonit në zgjedhjet e ardhshme?”, përgjigjet e të anketuarve tregojnë këtë rezultat:

• VMRO-DPMNE do të merrte 20,5% të votave,

• LSDM (SDSM) 6,2%,

• BDI (DUI) 5%,

• VLEN 4,4%,

• Levica 2,9%,

• dhe ZNAM 1,5%.


Shtuar më 5.07.2026 14:10

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet