Gjatë një prononcimi për mediat sot, kryeministri Hristijan Mickoski iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Të lidhura
None found
Pyetja e gazetarëve erdhi pasi gjatë ditës u publikuan disa anketa virale nga parti të pushtetit dhe opozitës, në të cilat OBRM-PDUKM rezultonte me mbështetje dukshëm më të lartë se LSDM, ndërsa BDI paraqitej me përkrahje më të madhe se VLEN-i.
Mickoski theksoi se objektivi i tyre mbetet përfundimi i mandatit të plotë të qeverisë, pra katër vjet, por nënvizoi se si parti janë të gatshëm të përballen me zgjedhje të reja në çdo kohë.
“Ne synojmë një mandat të plotë, domethënë katër vjet. Tani, nëse ka forca politike dhe një shumicë në Parlament, VMRO është gati të shkojë në zgjedhje në çdo kohë”, deklaroi Mickoski.
