Afrim Gashi uron SHBA-në për 4 Korrikun dhe vë në pah partneritetin strategjik me Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka përcjellë urime për popullin amerikan dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Të lidhura

None found

Në një mesazh publik, ai ka shprehur urimet e tij më të përzemërta, duke i dëshiruar popullit të SHBA-së paqe, përparim dhe mirëqenie.

“Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shpreh urimet e mia më të përzemërta popullit amerikan dhe institucioneve të tij, duke u dëshiruar paqe, përparim dhe mirëqenie”, ka shkruar Gashi.

Gashi ka theksuar gjithashtu se Republika e Maqedonisë së Veriut i jep vlerësim të lartë miqësisë së qëndrueshme dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka nënvizuar edhe peshën që ka mbështetja amerikane për zhvillimin demokratik të vendit, integrimin euroatlantik dhe stabilitetin në rajon.

“Jam i bindur se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të forcohet edhe më tej, në shërbim të paqes, sigurisë, prosperitetit dhe vlerave tona të përbashkëta”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Në vijim të mesazhit të tij, Gashi e ka uruar sërish popullin amerikan me fjalët: “Urime Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”.


Shtuar më 5.07.2026 14:10

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet