Pendarovski: Dezinformatat sjellin destabilizimin e vendit

Dezinformatat janë të rrezikshme për shtetin, madje një lajm i rrejshëm mund të sjell destabilizim të vend, kështu deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ai shtoi se mbrojtja më e mirë është krijimi i kulturës së mendimit kritik sepse mendja kritike verifikon dhe rishqyrton informacionet.

“Fushatat për dezinformim e polarizojnë opinionin publik, negativisht ndikojnë në proceset politike, e shkatërrojnë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve, e cenojnë kohezionin shoqëror. Dezinformatat janë drejtuar edhe kundër orieontimit tonë euro atlantik, sidomos pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë, Maqedonia e Veriut është cak i fushatave për dezinformata që kanë për qëllim të nxisin disponim antiperendimor tek qytetarët”, tha presidenti Stevo Pendarovski.

Ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçеvski theksoi se lufta me dezinformata nuk do të përfundojë shpejtë dhe se është i nevojshme bashkëpunim i të gjitha palëve në vend./ina

Shtuar 31.05.2022 20:49