“Patronazhistët më ngacmojnë vajzën e vogël”, Meta mjaft i shqetësuar: Vjen më thotë babi mos pi më, ç’ke me gruan e tjetrit

Presidenti Ilir Meta akuzoi në konferencën për mediat pasditen e sotme se patronazhistët e PS-së, i ngacmojnë vajzën e vogël. “Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël, që e kam pikë të dobët” tha ai.

10 mijë fuksa janë shtuar në administratë, ndërsa janë mbyllur 100 mijë vende pune. Bile patronazhistët, duket ditur pikat e dobëta, më ngacmojnë edhe vajzën e vogël që e kam pikë të dobët. Dhe para pak ditësh kur dhashë intervistë unë, i kishin çuar patronazhistët një lajm, sikur kisha sulmuar gruan e zotit Damian (Gjiknuri).

Edhe më thotë vajza, babi të lutem mos pi më. Se i thonë patronazhistët unë pi shumë dhe humbas qetësinë dhe kontrollin. Babi mos pi shumë të lutem. Babi nuk ke pse merresh me gruan e tjetrit më tha. Jo mo babi nuk jam marrë. Ja shikoje dhe më çon lajmin. Kur shikoj lajmin unë “ta marrë vesh Damiani me gruan e tij”. Oh thashë, ç’është ky lajm, mos është lapsus. O babi, unë thashë Damiani me Gurunë e tij. Fola me Tedin (zëdhënësin) çfarë është ky lajm se mos kam bërë noj gabim.

I çojnë gocës vazhdimisht patronazhistë. Thuaj babit të jetë i qetë. Thuaj babit të ruajë figurën e presidentit. Të ruajë figurën kur të gjithë shqiptarët janë në survejim, prokurororët, politikanët. Edhe politikanët e opozitës janë në survejim.”, tha Meta.


Shtuar 19.04.2021 18:01