Patroi 4 milion euro, vdes në avion deputetja gjermane

Deputetja gjermane Karin Strenz humbi jetën teksa po fluturonte nga Kuba në drejtim të Gjermanisë.

Deputetja e CDU, humbi ndjenjat në avion teksa piloti bëri një ulje emergjente në Irlandë. Por pavarësisht ndihmës së parë në spital, ajo kishte ndërruar jetë. Mësohet se shkak i vdekjes u bë ataku kardiak.

Sipas gazetës BILD, deputetja gjermane nuk ishte në Kubë për ndonjë udhëtim pune. Ajo ndodhej atje bashkë me të shoqin. Së fundmi, Strenz ishte duke u hetuar për abuzim me detyrën dhe pastrim parash. Gazeta BILD shkruan se dyshohet se ajo kishte marrë një shumë të madhe parash nga disa lobistë nga Azerbajxhani.

Në total bëhet fjalë për të paktën 4 milionë euro të kaluara në llogari bankare të ndryshme. Deputetes i ishte hequr imuniteti, por vazhdonte të mbante mandatin. Në zgjedhjet e ardhshme ajo nuk do rikandidonte.


Shtuar 22.03.2021 12:24