Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, disa ditë pas publikimit të rastit ku një 3-vjeçare u dhunua nga edukatorja në kopsht, ka deklaruar se janë ngritur grupe të posaçme kontrolli.
Kopshti “Stinët” ku ndodhi ngjarja, pas hetimeve rezultoi se ushtronte veprimtarinë e tij në mënyrë të paligjshme pasi ishte i papajisur me licencë.
Manastirliu ka informuar se gjatë kontrolleve javën që lamë pas janë verifikuar 90 kopshte dhe 8 prej tyre kanë rezultuar pa licencë.
Nisur nga problematikat, MASH ka publikuar në faqen e saj kopshtet që janë të licensuara dhe lista është në përditësim.
Nëse nuk plotësohet dokumentacioni do të ndërpritet veprimtaria e kopshteve.
Ogerta Manastirliu: Ngjarja e keqtrajtimit dhe dhunës ndaj 3-vjeçares, e cila na ka tronditur të gjithëve. Kontrollet nga grupi i posaçëm sollën marrjen e masave ndëshkuese. Nuk janë dhe nuk do të jenë thjesht një ndërhyrje e izoluar. Nuk jemi ndalur vetëm tek rasti që u bën publik. MASH ka ngritur një Task Forcë nga Drejtoria e Përgjithshme për verifikimin dhe plotësimin e standareve në bashkitë e vendit. Nga kontrollet e këtyre ditëve, 90 kopshte jo publike janë insektuar. 67 kopshte ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me ligjislacionin. 8 kopshte jo publike, nuk kanë aplikuar për licensim dhe 2 prej tyre ju është refuzuar licensimi.
Nisur nga problematikat, MASH ka publikuar në faqen e saj kopshtet që janë të licensuara dhe lista është në përditësim. Subjektet që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë “kopsht” të marrin masat për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Në rast të mosplotësimit të dokumentacionit, do të ketë ndërprerje të menjëhershme të veprimtarisë.
Nevojitet akoma më shumë bashkërendim i punës për të garantuar shërbim maksimal në institucionet e eduktimit. Fuqizojmë hallkat e monitorimit. Zero tolerancë ndaj çdo fenomeni që dëmton fëmijën. Pikërisht sepse ende kemi sfida përballë dhe ende ka problematika që duhet të adresohen, në krye të listës të punës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të jetë reforma e arsimit parashkollor, e cila do të konsisitojë në:
-Rishikimin e plotë të paketës së akteve ligjore dhe nënligjor, do të refererohen përgjegjësi të reja për ofruesit e shërbimeve në çerdhe dhe në kopshte.
-Procedurat e hapjes, mbylljes së standardeve të infrastukturës që duhet të plotësojnë të gjithë institucionet e eduktimit dhe arsimimit të fëmijëve të grupmoshës 0 deri në 6 vjeç.
-Standarde të reja për kujdesin, arsimin dhe eduktimin e fëmijës deri në 6 vjeç në institucionet e arsimit parashkollor me fokus “rishikimin e kurrikulës dhe mbështetjen e edukatorëve dhe mësuesve në arsimin parashkollor.
-Forcimi i instrumentave të monitorimit dhe veprimtarisë së subjekteve ofrues të shërbimeve parashkollore.
-Ngritjen dhe fuqizmin e makanizimave të parandalimit dhe sinjalizimit të hershëm në arsimin parashkollor kundër çdo fenomenti të dëmshëm që cënon mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve tanë.
Puna për këtë reformë do të fillojë menjëherë.
Kam një thirrje, fenomene negative të dënueshme dhe të dhimbshme, janë tronditëse por mund t’i luftojmë duke bashkëvepruar të gjithë së bashku si shoqëri për të rritur cilësinë e shërbimeve./Albeu.com