Pas sulmeve me bomba në Ugandë, forcat e sigurisë qëllojnë për vdekje klerikun mysliman të akuzuar për lidhje xhihadiste

Forcat e sigurisë në Ugandë kanë qëlluar për vdekje një klerik mysliman të akuzuar se punonte me një grup të armatosur që dyshohet se fshihet pas sulmeve me bomba që ndodhën dy ditë më parë në kryeqytetin Kampala.

Zyrtarët thanë se Sheikh Muhamed Abas Kirevu kishte rekrutuar për celulat e drejtuara nga Forcat Demokratike Aleate (ADF), rebelë që janë zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik.

Kujtojmë se të paktën 4 persona u vranë nga kamikazët që hodhën në erë veten në qytet të martën.

Më shumë se 30 të tjerë u plagosën në sulmin, për të cilin IS tha se ishte përgjegjës dhe zyrtarët fajësuan ADF-në./albeu.com


Shtuar 18.11.2021 20:22