Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste, është emëruar drejtor i Postës Shqiptare në Durrës. Emërimi i ish-deputetit në krye të postës vjen pas arrestimit të ish-drejtuesve të filialit dhe financës. Arrestime u bënë pas akuzave për vjedhje dhe abuzime me fondet e postës.
Pas një kontrolli të ushtruar në këtë filial, që ka rezultuar në mospërputhje të konstatuara gjatë rakordimit të fondeve dhe raportimeve financiare. Dyshohet se në fondin e postës mungonte shuma prej 700 mijë eurosh, por nuk është përjashtuar mundësia që shumë të jetë dhe më e madhe.
Të lidhura
None found
