Pas Sali Berishës, befason Stresi: Unë nuk e bëj për lekë se fitoj sa për 4 deputetë

Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, është shprehur se mbështetjen për Berishën e bën vullnetarisht dhe pa përfitime.

Komentet ai i ka bërë në “Stay Tuned”, ku ishte i ftuar për të diskutuar për çështje të ndryshme.

Në rrëfim e sipër reperi tha se ai fiton sa katër deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dhe se mbështetjen e bën për dëshirë dhe jo për përfitime personale.

Kujtojmë se Stresi është arrestuar dhjetëra herë me revoltat e tij në protestat për mbështetje të Sali Berishës./albeu.com/


Shtuar 24.01.2022 08:45