Horoskopi 24 janar 2022: Venusi dhe Mërkuri do t’i japin shkëlqim kësaj shenje sot

Dashi

Gjatë kësaj dite duhet të ndryshoni patjetër sjelljen për të shmangur sa më shumë problemet. Nëse keni një lidhje dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Shprehni çdo gjë që mendoni pa dorashka madje bëni edhe ndonjë kritikë pa pasur frik se mos lindin probleme. Po e dëgjuat tjetrin dhe po e mbështetët ai do iu ofrojë botën. Ju beqarët do jeni inteligjentë dhe do e dini mirë se cilin person të joshni për të pasur një të ardhme të ndritur. Në punë do dini gjithmonë si të veproni dhe si të mbroni interesat tuaja. Në planin financiar do jeni të logjikshëm dhe menaxhimin do e bëni me seriozitet të madh.

Demi

Shmangni debatet dhe problemet gjatë kësaj dite dhe mundohuni të jeni sa më pozitivë me çdo gjë. Mërkuri dhe Marsi do ju sjellin goxha probleme. Nëse keni një lidhje do keni kundërshtime me atë që keni në krah dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Ambient nuk do jetë asnjë moment i qetë. Ju beqarët do keni takime, por tek secili do shihni të meta dhe nuk do pranoni të shoqëroheni më gjatë. Në punë gjërat nuk do ju ecin sipas planeve dhe kjo do ju krijojë stres e ankth të madh. Edhe sikur ta keni biznesin tuaj nuk do arrini atje ku doni. Për financat yjet nuk do jenë aspak të favorshme dhe gjendja do mbetet e njëjtë.

Binjakët

Gjatë kësaj dite mundohuni të ruani vetëkontrollin dhe besimin në vetvete pasi ashtu do e keni çdo gjë më të lehtë. Nëse keni një lidhje mund të bëheni agresive dhe të thoni fjalë të gabuara çka do sjellë konflikte të rënda me partnerin. Përkujdesi ndaj njëri-tjetrit do mungojë. Nëse jeni beqarë mirë është të merrni situatën në dorë dhe të joshni personat e duhur. Mundësitë sot do jenë të mira, por duhet të dini të përfitoni. Në punë do bëni gabime të njëpasnjëshme. Edhe projektet e nisura prej kohësh nuk do arrini dot t’i përmbyllni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë nuk duhet ende të shpenzoni shumë.

Gaforrja

Klima në jetën tuaj do jetë e ngrohtë dhe gëzimi do ju shoqërojë gjithë kohës. Nëse keni një lidhje do jeni më bashkëpunues me partnerin dhe për të mos pasur debate mund të pranoni edhe disa gjëra që as që i mendonit të mundura njëherë e një kohë. Pavarësia e njëri-tjetrit nuk do preket për asnjë moment. Ju beqarët do jeni indiferentë dhe nuk do ndiheni gati për ta hapur zemrën. Në punë ka ardhur koha të fluturoni me krahët tuaja dhe të mos vareni më nga kolegët. Do i kushtoni rëndësi edhe disa projekteve të lëna pas dorë dikur. Me financat do jeni shumë më të matur dhe nuk do keni probleme serioze.

Luani

Sot nuk do keni aspak probleme, përkundrazi buzëqeshja dhe gëzimi do rikthehen si sikur. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë shumë më të lehtë nga më parë dhe do flisni më lirshëm për gjithçka. Në mbrëmje mund të vendosni edhe të bëni ndonjë udhëtim ose do merrni disa vendime. Ju beqarët do e harroni njëherë e mirë një lidhje të hershme nga e cila keni vuajtur dhe do filloni ta përgatisni veten për ndonjë takim të ri. Në punë do mbështeteni fort tek kolegët e besuar dhe do arrini të përmbyllni me sukses një projekt ambicioz. Me shpenzimet do jeni më të logjikshëm dhe gjendja e financave do mbetet nën kontroll.

Virgjëresha

Sot do i keni idetë shumë të qarta dhe do flisni sinqerisht me të gjithë ata që ju rrethojnë, Nëse keni një lidhje nuk do i shmangni dot debatet e vogla, por ato do jenë pa pasoja. Një marrëdhënie është e bukur pikërisht sepse nuk ka gjithë kohës qetësi absolute. Ju beqarët do bëni shumë përpjekje sot dhe do arrini të gjeni personin tuaj të ëndrrave. Në punë do filloni të afroheni me një koleg të ri, por që ka shumë njohuri dhe dhunti. Ai do iu japë edhe disa ide se si mund të zgjidhni disa çështje të mbetura pezull. Për financa me të mira mos e hapni shumë xhepin e shpenzimeve sepse do i vuani gjatë pasojat.

Peshorja

Venusi dhe Mërkuri do iu japin shkëlqim syve tuaj gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë sa shumë persona do duan t’iu kenë pranë. Jeta do ju buzëqeshë gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do kaloni momente vërtet fantastike dhe do ju duket sikur gjithçka do jetë magjike. Zgjidhuni sepse në fakt çdo gjë do jetë realitet. Ju beqarët duhet të bëni pak durim deri në mbrëmje sepse atëherë keni për të marrë propozime. Në punë gjerat do ju ecin mirë, por për t’u perfeksionuar do mendoni të bëni një trajnim të ri. Buxheti do jetë në një gjendje të shkëlqyer.

Akrepi

Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit do jenë të mira. Bashkëpunimi dhe komunikimi do vazhdojnë të jenë të forta. Mundësitë për aventura do jenë të shumta për ju beqarët. Shfrytëzojini nëse dëshironi ose prisni edhe disa ditë nëse keni ëndërruar dashurinë e madhe. Në planin profesional do arrini shpejt atë që keni dëshiruar. Shefat do ua njohin meritat dhe mund të merrni edhe shpërblime. Për të arritur qëndrueshmërinë financiar duhet më tepër organizim dhe maturi me shpenzimet.

Shigjetari

Nëse tregoheni kokëfortë dhe të pabindshëm mund të keni edhe probleme gjatë kësaj dite. Dëgjojini të tjerët dhe keni për të mësuar goxha. Ju të dashuruarit duhet të dialogoni hapur me partnerin tuaj nëse doni t’i zgjidhni mosmarrëveshjet. Mos u druani të thoni gjithçka që mendoni njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do keni më shumë besim tek vetja dhe do kërkoni kudo për personin e ëndrrave. Edhe mund ta gjeni sot. Në punë nuk do jeni të përqendruar për shkak se do debatoni mjaft me kolegët. Bëni të pamundurën për t’i neglizhuar ata. Në planin financiar duhet të tregoheni më të arsyeshëm. Vetëm në këtë mënyrë nuk do përballeni me vështirësi.

Bricjapi

Nën ndikimin e madh të planetëve sot do doni të lëvizni, të zbuloni gjëra të reja dhe të ndërmerrni sfida. Me pak fjalë do jetë një ditë shumë e veçantë. Nëse keni një lidhje do ndihen të lumtur pranë njëri-tjetrit. Do silleni mjaft mirë dhe nuk do ju mungojë aspak energjia për të provuar gjëra të reja. Nëse jeni beqarë nuk do keni dëshirë të dëgjoni thashethemet e të tjerëve dhe do ja shprehni ndjenjat dikujt. Në punë perspektivat do jenë të mira. Do jeni spontanë dhe shumë profesionistë në të njëjtën kohë. Me shpenzimet tregoni sa më shumë kujdes nëse nuk doni të mbeteni pa para nëpër xhepa.

Ujori

Do jeni shume pozitivë gjatë kësaj dite dhe do doni të ecni përpara me ritme të shpejta. Kujdes vetëm mos ëndërroni shumë sepse mund të lëndoheni. Nëse keni një lidhje do jeni më të vendosur për të hedhur hapa dhe do keni një vizion shumë më të qartë për jetën. Përherë do flisni me të vërteta dhe nuk do lindin konflikte. Nëse jeni beqarë mos e humbni shpresën për asnjë moment edhe sikur të merrni refuzime. Në punë shikojini mirë adresat e email-ve sepse mund të keni një surprizë fantastike. Dyer të tjera do ju hapen në karrierë. Në planin financiar do gjeni zgjidhjet me të mira për problemet që keni pasur.

Peshqit

Përfitoni nga talenti që keni në komunikim për t’u afruar me të tjerët sot. Nëse keni një lidhje do merrni një propozim shumë të rëndësishëm nga partneri të cilin do bëni mirë ta pranoni. Vetëm ashtu lidhja juaj do stabilizohet dhe do kaloni në një fazë tjetër. Nëse jeni beqarë shikojeni edhe njëherë personin që keni takuar së fundmi sepse ai ka me të vërtetë vlera të patjetërsueshme. Në punë do i zgjidhni që të gjitha problemet. Urani do ju bëjë edhe më të logjikshëm kështu që do hidhni hapa të rëndësishme. Në planin financiar vështirësitë do shtohen sepse do ju kërkohet të shlyeni të gjitha borxhet.


Shtuar 24.01.2022 08:42

Tags: