Pas protestave në Vlorë, afro 20 persona dërgohen në komisariat; disa u morën nga shtëpitë

Pas protestave të zhvilluara në Vlorë, rreth 20 persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë në qytet.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se disa prej tyre u morën nga banesat dhe u shoqëruan nga efektivët e Policisë.

Të lidhura

None found

Mes të shoqëruarve ka edhe studentë. Ata dyshohen për përfshirje në veprime që lidhen me veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Bllokimi i segmenteve rrugore” dhe “Dëmtimi i pronës publike”.

Deri tani nuk është bërë e ditur nëse do të merren masa ndaj personave të shoqëruar.


Shtuar më 16.10.2026 20:06