Pas dy seancave të dështuara, Kuvendi mblidhet prapë sot, çfarë pritet të ndodhë

Pas seancës së 19 tetorit dhe asaj të 30 tetorit të cilat dështuan për shkak të aksionit opozitar, sot Kuvendi do të mblidhet sërish.

Seanca do të nisë në orën 10:00 ku ndër të tjera në rend dite janë miratimet e procesverbaleve të mbledhjeve të shkuara dhe interpelancë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, kërkuar nga deputeti Nasip Naço.

Por, duke marrë shkasë nga dy seancat e kaluara dhe  atë çfarë ndodhi një dite më parë në Kryesinë e Kuvendit, edhe këtë herë pritet që situata të jetë e tensionuar.

Deputetët e opozitës, 6 prej të cilëve janë të përjashtuar për shkak të dhunës dhe kaosit të shkarkuar në Kuvend, janë zotuar se nuk do të lejojnë punimet normale të institucionit, pa u vendosur parlamentarizmi, duke u rikthyer të drejtat e tyre kushtetuese.

I pyetur nga gazetarët dje se cili është skenari i opozitës për seancën e kësaj të enjteje, ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të jetë prezent, ndërsa ftoi qytetarët të ndjekin atë ç’mund të ndodhë.

Rendi i ditës në Kuvend:

MBLEDHJA E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 2.11.2023, ORA 10.00

Në mbështetje të nenit 7. pika 6, nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 16 tetor – 3 nëntor 2023,

URDHËROJ:

Mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare të datës 2.11.2023, ora 10:00.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 19.10.2023 dhe 30.10.2023.

Njoftime.

Interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes z. Niko Peleshi, kërkuar nga deputeti Nasip Naço.

Akt normativ nr. 5, datë 18.10.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023″”” 5. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.10 083, datë 23.2.2009, “Për miratimin e kontratës së

koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG,

Statkraft AS dhe Devoll Hydropoëer, sh.a., si bashkëkoncesionarë për projektimin, financimin.

ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit

në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë”. 6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi), për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza II””” të Armatosura

Projektligj t “Për disa ndryshime në ligjin nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. 8

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri” – 2 faza II”.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Evropa Digjitale” (2021-2027)”.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me ligjin nr.31/2021”.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë, për mbrojtjen shoqërore”.

Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”. 13. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për avokaturën e shtetit”, të ndryshuar”.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë

Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik”, i ndryshuar”.

Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar”.

Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës. organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, i ndryshuar”.

Projektvendim ” Mbi disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës. organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”

Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 34, datë 20.05.2010 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i ndryshuar”.

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës,

organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri””””.

Projektvendim “Për caktimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen Shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.


Shtuar 2.11.2023 08:09