Pas bllokimit 6-ditor të anijes Ever Given, autoritetet vendosin zgjerimin e Kanalit të Suezit

Kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit ka thënë se planifikon të zgjerojë dhe thellojë shtrirjen e kanalit ku anija Ever Given u bllokua për gjashtë ditë në mars.

Osama Rabie i bëri vërejtjet në një event të ndjekur nga Presidenti Egjiptian Abdul Fattah al-Sisi, ku u përuruan një shumëllojshmëri e produkteve të infrastrukturës.

Bllokimi i Kanalit të Suezit shkaktoi përçarje të madhe në rrjetet tregtare globale. Autoriteti i Kanalit të Suezit kërkon qindra miliona dollarë kompensim nga pronari i anijes Ever Given./albeu.com

Shtuar 12.05.2021 02:05