Pas 11 ditësh luftë, palestinezët rikthehen në shtëpitë e tyre në Gaza (FOTO LAJM)

Pas 11 ditësh luftë me Hamasin që shkaktoi mbi 200 viktima dhe mijëra të plagosur,  Izraeli vendosi të pranojë  armëpushim në Rripin e Gazës. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara më shumë se 90,000 njerëz në Gaza janë shpërngulur gjatë 11 ditëve të fundit për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite.

Por vendosjes së armëpushimit shumë palestinezë po rikthehen në shtëpitë e tyre në Gaza, pas evakuimit për shkak të sulmeve ajrore. Disa prej tyre po rikthehen në shtëpitë tashmë të shkatërruara plotësisht.

Autoritetet në Gaza thanë më shumë se 180 ndërtesa tregtare dhe shtëpi janë shkatërruar gjatë konfliktit


Shtuar 21.05.2021 16:21