Sot vetëm një viktimë, sa persona u konfirmuan me COVID-19 në vendin tonë

35 qytetarë janë konfirmuar me koronavirus në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3167 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, nga 5 raste në Shkodër, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar.

Ndërkohë një pacient nuk ia ka dalë të fitojë betejën për jetën.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,425 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar 77 vjeç nga Berati.


Shtuar 21.05.2021 16:30

Tags: