Përfundon rinumërimi në Berat: LSI-ja shtohet me 15 vota, sa të tilla iu hoqën PS-së

Ka përfunduar rinumërimi i 114 kutive në Qarkun e Beratit. Rezulton se socialistët humbën 18 vota, kurse LSI u rrit me vetëm 15 vota.

Nga këto të dhëna duket se Partia Socialiste ka ruajtur mandatin.

Partitë opozitare pretendonin se në këtë qark ka pasur parregullsi në procesin e numërimit.

Në qarkun e Beratit PS ka marrë 5 mandate, ndërsa PD 2 mandate.

Shtuar 21.05.2021 16:19