2 pikë larg kreut, Partizani shkatërron Bylis (VIDEO)

Partizani ka fituar lehtësisht n përballjen e luajtur në “Air Albania” kundër Bylisit. Takimi u hap që në sekondën e 15 teksa pas një gabimi fatal të portierit Qirko, Xhunior do të tundte rrjetën. Shumë raste u shpërdoruan nga ana e të kuqëve në pjesën e parë, ku mes tyre do të ishte Çinari që gaboi përpara Qirkos në minutën e 25.

Pavarësisht gabimeve në konkretizim te Partizani, në krahun tjetër Bylisi ishte i pafuqishëm për të reaguar. Asani do të realizonte në minutën e 60 me një goditje mjeshtërore pas pasimit të Çinarit. Ndërkohë sulmuesi i Partizanit ka shlyer gabimet e bëra për t’i dërguar shifrat në 3-0 pasi insistoi duke goditur portën nga distanca.

Pas kësaj fitore, të kuqtë barazojnë Vllazninë me 47 pikë dhe kanë vetëm 2 pikë më pak se Teuta kryesore. Po i njëjti festim është edhe në Korçë pasi diferenca mes Skënderbeut dhe Bylisit shkon në tre pikë, për ta pasur më të lehtë kalimin në fazën e “Play-Off” dhe për të dalë nga vendi që të rrëzon në Kategorinë e Parë.


Shtuar 11.04.2021 18:01