Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Përshëndetje nga SHMU!

Ditën e shtunë vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nisë i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.

Shtuar 18.06.2021 23:23