E turpëroi me driblimet e tij vite më parë, Ronaldinho i shkruan Ramos: Hej, e mban mend këtë natë? (FOTO LAJM)

Sergio Ramos është i fundit që i bashkohet legjendave të larguar nga Real Madrid.

Dy ditë më parë Ramos njoftoi zyrtarizimin e largimit nga Los Blancos dhe në një konferencë për shtyp nuk mund të mbante as lotët.

Karriera e tij në Madrid ka qenë padyshim e gjatë dhe është përballur me shumë lojtarë të mëdhenj.

Një prej tyre është Ronaldinho, i cili i ka kujtuar mbrojtësit spanjoll ndoshta një nga netët më të errëta të tij.

Sergio Ramos, nuk mundi t’i bënte ballë driblimeve të Ronaldinho-s i cili finalizonte me gola spektaklin e tij, madje duke u duartrokitur edhe nga tifozët madrilenë në Bernabeu.

Për këtë braziliani ka shkruar në Twitter: “Hej Sergio , e mban mend këtë natë?”

Megjithatë nuk ka munguar përgjigja nga kapiteni legjendar i Real Madrid i cili ka postuar një foto kur festojnë ngritjen e kupës së Spanjës.

“E mbaj mend por pak muaj më vonë ndodhi kjo”.


Shtuar 18.06.2021 23:29