Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare.
Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan dhe Berat, ku termometri do të shënojë 35 gradë celcius, ndërsa Tirana, Lezha, Durrësi e Gjirokastra, do të kenë temperatura maksimale 34 gradë celcius.
Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe në bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.