Kreu i Republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka paralajmëruar qyteti i Mariupolit do të bjerë sot.
Kadyrov tha se forcat ruse do të kenë kontroll të plotë të fabrikës së çelikut në Azovstal në Mariupol.
Ai shtoi se Azovstal do të jetë në kontrollin e forcave të Federatës Ruse para ose pas drekës së kësaj të enjteje.
“Para drekës ose pas drekës, Azovstal do të jetë plotësisht në kontrollin e forcave të Federatës Ruse”, ka thënë ai në një video të publikuar në rrjete sociale.
Forcat çeçene kanë luftuar në Ukrainë si pjesë e operacionit ushtarak të Rusisë./albeu.com/