Paralajmërimi i Michel Hofman: Është një skenar i frikshëm në Ballkan, Europa duhet të përgatitet urgjentisht

Gjatë një vizite te ushtarët belgë të dislokuar në Rumani, shefi belg i mbrojtjes, Michel Hofman, ka paralajmëruar për rrezikun e mundshëm të konfliktit me Rusinë, për shkak të përfshirje  së drejtpërdrejtë të Belgjikës, anëtare e NATO-s, në një luftë është diçka që duket surreale

“Është një skenar i frikshëm. Një luftë në shkallë të plotë me Rusinë, duke përfshirë hapur Belgjikën, është diçka që dukej e paimagjinueshme përpara pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putini”, tha ai.

Sot, sipas Michel Hfman, kreut të Mbrojtjes së Belgjikës, “ne kemi arsye për t’u shqetësuar”.

Rusët kanë demonstruar tashmë gatishmërinë e tyre për ta sulmuar një fqinj”, deklaroi Michel Hofman

Ideja e një Belgjike në luftë, nuk duket më aq e largët, shkruan La Dernière Heure.

Gjithashtu, Michel Hofman, saktëson se Belgjika do të duhet të veprojë brenda kuadrit të forcave të NATO-s dhe të kontribuojë në parandalimin e besueshëm, në rast të sulmeve ndaj një anëtari të Aleancës.

Shefi belg i Mbrojtjes, nuk e përjashton asnjë skenar dhe madje deklaron: Europa duhet të përgatitet urgjentisht.

Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë.