Paralajmërim për Bashën? Nishani mesazh të koduar: Do ju hedhim në koshin e plehrave (VIDEO)

Bujar Nishani ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku protestuesit në Rumani disa vite më parë kanë hedhur në koshin e plehrave një politikan të cilin e akuzojnë si të korruptuar.

Nishani paralajmëron se kjo do të ndodhë shumë shpejt edhe në vendin tonë.

“Besoj se së shpejti këto skena do ti shohim dhe qyteteve të Shqipërisë.

Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhëtisë”, paralajmëron Nishani.

Ndoshta ky është një mesazh i koduar për Bashën./albeu.com/


Shtuar 14.01.2022 12:04