Quajti Berishën “vrasës”, kush është Imer Mushkolaj? Çfarë ka ndodhur më parë mes gazetarit nga Kosova dhe ish-kryeministrit (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë mbrëmjen e të enjtes në një debat të ashpër me gazetarin nga Kosova, Imer Mushkolaj gjatë një debati televiziv, ku gazetari e ka quajtur Sali Berishën si “vrasës” dhe si person që ka djegur Shqipërinë për interesat personale.

Por kjo nuk është  hera e parë që gazetari nga Kosova, Imer Mushkolaj, përplaset me ish-kryeministrin Sali Berishën në një studio televizive. Në një tjetër debat televiziv në vitin 2020, po në një TV në Kosovë, Sali Berisha akuzonte Hashim Thaçin se kishte dashur të shiste Kosovën, raporton Gazeta Drita.

Gjatë replikave asokohe, Mushkolaj iu përgjigj Berishës së ne fakt, “njeriu që ka dashur të shesë trojet shqiptare”, duke i përmendur marrëveshjen e detit me Greqinë. Ashtu si dhe një natë më parë  Imer Mushkolaj i kujtoi Berishës ngjarjen e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha.

Edhe gjatë mbrëmjes të së enjtes, Berisha dhe Mushkolaj janë përplasur me njëri-tjetrin kur ish-kreu i PD-së po fliste për ngjarjet e 21 janarit.

KUSH ËSHTË IMER MUSHKOLAJ

Në CV-në e gazetarit Imer Mushkolaj vihet re se ai veç ciklit bacelor në gazetari, ushtron dhe profesionin e aktorit. Po ashtu ka përfunduar master në Burime Njerëzore.

Ai ushtron profesionin e pedagogut në Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë.

Po ashtu ka dhënë dhe leksione në gazetari në Fakultetin “Faik Konica” në Prishtinë.

Nga curriculumin e tij vihet re se ai është drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës. Ndërkohë që ka qenë në postin e kryeredaktorit të mediave “Lajm” dhe “Epoka e re”. Po ashtu ka punuar disa muaj në Gazetën ”Hamburger Abendblatt”, Hamburg. Po ashtu dhe një vit eksperience në Gazetën “Kurier”, në Vjenë, raporton Gazeta Drita.

DEBATI I FORTË MES SALI BERISHES DHE GAZETARIT IMER MUSHKOLAJ

Gazetari: Berisha, ku ju përmendni dhunën mua më tingëllon shumë ironike sidomos në janar, për shkak se jo me 8 janar por me 21 janar janë vrarë 4 protestuese në Bulevard kur ju ishin kryeministër. Kisha sugjeruar që fjalën dhunë sidomos kur jeni ju në pyetje mos ta merrni në gojë pasi keni përgjegjësinë për vrasjen e atyre protestuesve në Bulevard, ju e keni përgjegjësinë. Ju jeni personi apo do të duhet të ishit personi i fundit që flet për dhunën për shkak se ju jeni përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës.

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisionin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.

Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.

Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.

Gazetari: Lëri pallavrat o zotëri, lëri gënjeshtrat. Cila është përgjegjësia juaj për vrasjet zotëri?! Këtë na sqaro…

Berisha: 21 janari kishte axhendë politike…

Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro… Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.

Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës! Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.

Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.

Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.

Berisha: Axhenda ime është një Shqipëri e lirë dhe e integruar në BE. Kjo është axhenda, marrëdhëniet i bazoj në respektimin e atyre parimeve që bëjnë funksional shtetin ligjor. Qytetarë me të drejta të lira. Nga ana tjetër jam i bindur se Shqipëria do të ketë marrëdhënie të mira me SHBA. Ky akt politik, do arkivohet si një gabim i rëndë. Në momentin më të parë që Departamenti i Shtetit ose që çdo njeri përfshirë dhe ata që ke në studio, do të jenë të gjendje që të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit të Sali Berishës, unë marr çdo vendim ndaj vetes time. Kurrë nuk pranoj të përkulem përpara gënjeshtrave dhe mashtrimeve, siç u gjeta sonte në këtë emision ku një i frymëzuar në Novi Sad i cili thotë se 21 janari ishte një protestë paqësore.

Gazetari: Keni përgjegjësi politike se ju dalin të zeza të tjera, ju dalin të zhdukurit. Si puna e Remzi Hoxhës. Dëgjomë dhe diçka. Fati juaj personal nuk është fati i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.

Berisha: Kështu thotë dhe Beogradi.

Gazetari: Mos provoni ta digjni dhe njëherë Shqipërinë për veten dhe familjen.

Berisha: Aleksandër Vuçiç punon nga mëngjesi në darkë kundër Sali Berishës. Axhenda jonë e re do i japë fund kësaj.

Gazetari: Aleksandër Vuçiç është studenti i Millosheviçit të cilin e furnizove me naftë.

Berisha: Ti je mjeran që në 2 fjalë thua 3 gënjeshtra. Jeni programuar në Novi Sad.

Gazetari: Siç thoni ju me aluçinacionet tuaja. Keni aluçinacione/albeu.com/