Padia e Veliajt për prokurorin Olsi Dado/ Mbahet sot seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative

Ditën e sotme në Gjykatën Administrative do të zhvillohet seanca e rradhës gjyqsore, në lidhje me padinë e kryebashkiakut Veliaj për prokurorin e SPAK Olsi Dado. Seanca e fundit u shty për t’u dhënë kohë palëve të njihen me kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë” që kërkon të përfshihet në gjykim.

Ajo kërkon që Gjykata Administrative të shpallë të pavlefshëm dekretin me të cilin Dado u emërua prokuror në vitin 2008. Përfaqësuesit e shoqatës kanë deklaruar se çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë. Gjë e cila përbën një nga objektivat kryesore të veprimtarisë së kësaj shoqate.

Të lidhura

None found

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit.


Shtuar 3.07.2026 10:05

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet guncel girişcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş