Një i ri 28-vjeçar me origjinë peruane ka humbur jetën në Milano, pasi dyshohet se u mbyt gjatë një zhytjeje në një pishinë ku ai dhe disa miq kishin hyrë në mënyrë të paligjshme pas mbylljes.
Të lidhura
None found
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 2 korrikut në pishinën komunale “Romano”, në zonën Città Studi. Mediat italiane raportojnë se grupi kishte kaluar gardhin për të hyrë në ambientin sportiv, i cili në atë orë ishte i mbyllur.
Pak pas orës 23:00, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, të cilat nisën menjëherë ndërhyrjen për ta rikthyer në jetë 28-vjeçarin. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, ai u dërgua në gjendje kritike në Spitalin Policlinico dhe ndërroi jetë pak më vonë.
Autoritetet italiane kanë hapur hetime për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia.
