Osmani: Diplomatët maqedonas ngelen në Ukrainë, kthehen familjarët e tyre

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, është shprehur se diplomatët maqedonas në Ukrainë kanë mbetur atje, ndërsa familjarët e tyre do të kthehen në vend.

Komentet Osmani i bëri përmes një prononcimi për mediat.

Në deklaratën e tij, Osmani është shprehur se 12 persona kanë informuar Ambasadën se janë kthyer në Maqedoni, ndërsa në Ukrainë qëndrojnë 30 vëzhgues për Misionin monitorues të OSBE-së, për të cilët do të merret vendim sot.

“Pyetja mbetet për 30 vëzhgues tanë për misionin monitorues të OSBE-së. Disa vende i kanë tërhequr, si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Danimarka. Qëndrimi ynë është më specifik sepse jemi pjesë e treshes, pjesë e kryesimit të OSBE-së dhe jemi të kujdesshëm se çfarë mesazhesh do të japim në misionin monitorues të OSBE-së. Jemi në kontakt me misionin monitorues”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Osmani ka njoftuar se nuk kanë në plan për të zëvendësuar Konsullin e Përgjithshëm në Neë York sepse kanë edhe dy vite mandat.

“Ajo që mund të them është se ne Gazetën Zyrtare ku oficializohen vendimet e seancës së mbyllur të Qeverisë nuk ka pasur ndonjë vendi për emërim të Konsullit në Neë York dhe nuk e kemi as në plan ta ndryshojmë Konsullin e Përgjithshëm i cili ka edhe dy vite”, ka thënë Osmani./albeu.com/