OSBE e ashpër me Shqipërinë pas zgjedhjeve: Dënojmë incidentin me 1 viktimë në Elbasan

Misioni i OSBE ka reaguar në lidhje me procesin zgjedhor n Shqipëri.

Me kritika të ashpra, OSBE deklaroi se në Shqipëri ende ka probleme me shitblerjen e votës duke dënuar ashpër incidentin në Elbasan që shkaktoi 1 viktimë.

OSBE: Pretendimet për shitblerje ishin dominuese gjatë fushatës, çka tregon se është ende një problem.

Gjatë fushatës doli një databasë që mbante kontakte personale dhe rrodhi në publik. Kjo mund të konsiderohet si shkelje e rëndë për intersa të partive.

Më lejoni të them dy fjalë për mjedisin mediatik. Ndikohet nga interesat e pronarëve. Dënoj incidentet që i paraprinë votimit që çuan vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve. Duhet të investigohen dhe hetohen si duhet.

 


Shtuar 26.04.2021 15:23