Operacioni “Shpirti”, dalin para GJKKO 28 të arrestuarit

Do të dalin sot para Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 28 të arrestuarit në operacionin ndërkombëtar antipdrogës të koduar “Shpirti”.

Tw arrestuarit do të njihen me vendimin ku konkretisht  prokurori Maksim Sota, Iliriajn Balla dhe Artur Krasniqi që akuzohen për shpërdorim detyre dhe janë aktualisht me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kanë kërkuar moskompetencë të gjykimit nga Gjykata e Posaçme dhe transferim të çështjes në gjykatën kompetente.

Kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja.

Kujtojmë se në total u lëshuan 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të ekzekutuara në vitin 2020, ndërsa 28 të tjerat, disa ditë më parë. Pjesë e të arrestuarve janë edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë, si prokurori Maksim Sota apo drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti.

Zyrtarët e arrestuar

Maksim Sota, ish-prokuror në Vlorë i larguar nga Vettingu

Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë

Ilirjan Balla, ish-shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit

Festim Lelaj, ish-oficer policie në Fier, i proceduar më parë për trafik narkotikësh

Hekuran Marku dhe Paul Agustin Deda, ish-shoqërues të Saimir Tahirit në vitin 2016, kur ishte ministër i Brendshëm.

Shtuar 4.07.2021 11:34