Operacioni i SPAK për dosjen “AKSHI”, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen (EMRAT)

Në kuadër të operacionit që po kryen Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dosjen e AKSHI-t, dy persona janë arrestuar.

Në pranga janë vënë Fatjon Kalluci, Shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, biznesmen në Durrës.

Ndërkohë, aportohet se kontrolle janë ushtruar edhe në zonën e Shkozetit në Durrës.

Në kuadër të këtij operacioni, janë ushtruar kontrolle në banesën e ish-kreut të Policisë, Ilir Proda, i cili u mor më herët në pyetje nga SPAK, si dhe në banesën e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi me kërkesë të SPAK, si edhe gjithashtu e ka pezulluar nga detyra.

Masa ndaj hysenit nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë vendit, ndërsa dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.