Shkencëtarët zbulojnë shkakun e shpërthimit të rëndë të meningjitit B në Kent

Mbi 20 persona, shumica studentë, u infektuan gjatë shpërthimit të meningjitit B në Kent të Britanisë së Madhe, në muajin mars. Të gjithë kërkuan trajtim në spital, nëntë prej tyre përfunduan në kujdes intensiv, ndërsa dy humbën jetën.

Të lidhura

None found

Analizat e ADN-së së bakterit, të kryera nga ekspertë të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Universitetit të Oksfordit, ndihmuan në shpjegimin e ashpërsisë së situatës.

Sipas studiuesve, bakteret shkaktare kishin përvetësuar material gjenetik nga mikroorganizma të tjerë që gjenden natyrshëm në fytin e disa njerëzve. Ky ndryshim çoi në shfaqjen e një varianti të ri, i cili u përhap me shpejtësi dhe mund të ketë pasur aftësi më të madhe për të shkaktuar sëmundje të rëndë, veçanërisht te të rinjtë që frekuentonin klubet e natës.

Shpërthimi u lidh me një klub nate në Canterbury. Kontakti i ngushtë mes të rinjve, përfshirë puthjet dhe përdorimin e përbashkët të pijeve apo cigareve elektronike, krijoi kushte që favorizuan përhapjen e infeksionit.

Ekspertët vlerësojnë se mutacione të tilla te bakteret janë të rralla dhe të paparashikueshme, megjithëse mund të përsëriten. Ata theksojnë gjithashtu se vaksina kundër meningjitit që u ofrohet aktualisht të rinjve siguron mbrojtje edhe ndaj këtij varianti.

Pas ngjarjeve në Kent, autoritetet nisën një program vaksinimi për të rinjtë. Rekomandimet e reja parashikojnë që vaksina t’u ofrohet adoleshentëve rreth moshës 15 vjeç.


Shtuar 22.09.2026 10:37

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet