OKB: Lufta Rusi-Ukrainë nuk do të ketë asnjë fitues

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se lufta Rusi-Ukrainë nuk do të ketë asnjë fitues, sipas The Guardian

“Që kur Rusia pushtoi Ukrainën pothuajse një muaj më parë, bota ka parë vuajtjet e njerëzve, shkatërrime të shumta, bombardime sistematike që po terrorizojnë civilët dhe sulme ndaj spitaleve, shkollave, apartamenteve dhe strehimoreve“, tha Guterres.

Situata vazhdon të intesifikohet, duke u bërë më e paparashikueshme çdo orë. Qyteti i shkatërruar i Mariupolit është rrethuar nga forcat ruse për më shumë se dy javë, me bombardime dhe granatime të pamëshirshme, tha Guterres, dhe për çfarë?

“Edhe nëse bie Mariupol, Ukraina nuk mund të pushtohet qytet më qytet, rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi.

Rezultati i vetëm i gjithë kësaj do të sjellë më shumë shkatërrim, vuajtje dhe tmerre,” përfundoi Gutierrez.


Shtuar 22.03.2022 15:09