Ditën e sotme nxënësit kanë nisur të rikthehen në bankat e shkollave, pas 3 ditësh pezullim të mësimit, si pasojë e të ftohtit polar.
Temperaturat e ulët shkaktuar mjaft probleme në vend, që nga bllokimi i rrugëve e deri tek ngricat në sistemin ujësjellës.
Ndërkohë ministrja e Arsimit, Evis Kushi mohoi që mungesa e ngrohjes në shkolla të ishte i vetmi shkak për pezullimin e mësimit, pasi sipas saj ka pasur një sërë faktorësh që çuan në marrjen e këtij vendimin.
Nga ministria e Arsimit është bërë e ditur se orët e humbura do të zëvendësohen por nuk është dhënë një datë konkrete se kur do të realizohen./albeu.com/