Kuvendi sot në seanca plenare, banorët e “5 Majit” në protestë (FOTO LAJM)

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte, në seancë plenare.

Pritet të diskutohen dhe miratohen disa projektligje. Në rendin e ditës janë projektligje si ai për noterët apo për regjistrimin e pronave apo profesionin.

Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit është paralajmëruar një protestë. Bëhet fjalë për banorët e “5 Majit” të cilëve pak ditë më parë u janë prishur banesat.

Protesta pritet të mbahet sot në orën 09.30, pak para nisjes së seancës parlamentare./albeu.com/

Shtuar 27.01.2022 08:26