Nuk pranoi kërkesën e PD për prova shtesë, Ivi Kaso: KAS po shkel çdo standard zgjedhor

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka reaguar pas vendimet e fundit të KAS për të mos pranuar kërkesat e PD për prova shtesë.

Kaso ka thënë se në KQZ po shkelet çdo standard zgjedhor.

“Për të zbuluar dimensionin e plotë të masakrës zgjedhore për masakrën e 25 prillit. Ditë pas ditë po zbulohen parregullsi dhe shkelje që e kanë karakterizuar këtë proces. Refuzimi i KAS për të mos i marrë këto prova është një shkelje e cila shkon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë, që është zbardhja e asaj që ka ndodhur më 25 prill. Ky vendim i KAS shkon në drejtim të kundërtën me transparencën.

Vetë anëtarët e KAS artikuluan nevojën e plotë për të sqaruar lidhur me zgjedhësit që kanë votuar më shumë se një herë.

Në do të vazhdojmë me kërkesat tona për shpalljen e pavlefshmërisë në zonat e tjera. Por do të donim që institucioni që administron ankimimet zgjedhore të ngrihet në nivelin e detyrës së tyre”, tha Kaso. /albeu.com

Shtuar 18.05.2021 14:00

Tags: ,