Nuk ndalen tërmetet në Turqi, ja sa e fortë ishte goditja e radhës

Prej më shumë se 12 orësh Turqia po përjeton goditje të njëpasnjëshme tërmetesh, ku më i forti ishte në orët e para të mëngjesit i cili goditi juglindjen e vendit si dhe veriun e Sirisë, duke shkaktuar mbi 2 mijë viktima si dhe me mijëra të tjerë të plagosur.

Ndërkohë që tërmeti i parë është shoqëruar edhe me qindra pasoditje, ku vetëm pak minuta më parë u ndien në zonën Adiyaman.

Forca e tërmetit ishte e shkallës 5.1.

Gjithashtu forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile në Turqi po vijojnë punën për nxjerrjen e trupave nën rrënoja në disa qytete të vendit.


Shtuar 6.02.2023 16:40