Nuk ka qetësi për Turqinë, tërmeti 6.4 godet sërish vendin

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Turqinë mbrëmjen e sotme. tërmeti me magnitudë 6.4 ka goditur zonën e Hatay, e cila u godit edhe në datë 6 shkurt nga tërmeri apokaliptik.

Sipas informacioneve të marra nga AFAD, ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.4, epiqendra e të cilit ka qenë Hatay Defne. Ndërkohë që tërmeti është ndjerë i fortë, qytetarët i ka zënë paniku. Pastaj një tërmet tjetër 5.8 ndodhi në Samandag.

Gazetari Buse Deviren, i cili ndjeu tërmetin dhe i përcolli ato momente në transmetimin e drejtpërdrejtë të CNN Türk, tha se sobat në tenda u rrëzuan gjatë tërmetit. Deviren tha, “Njerëzit madje dolën nga çadrat e tyre. Njerëzit madje kishin frikë se mos rrëzoheshin pemët.”

/AlbEu.com/


Shtuar 20.02.2023 18:23