Nuk ka ndodhur që në 1972, një DJ, një YouTuber dhe një reper do të udhëtojnë drejt Hënës

Një DJ komercial, reperi K-pop dhe një YouTuber do të udhëtojnë rreth Hënës, pasi ata u zgjodhën nga një miliarder japonez për një fluturim privat të SpaceX.

Biznesmeni Yusaku Maezawa zbuloi ekuipazhin e tij të premten pas një kërkimi global për individë krijues vitin e kaluar.

DJ amerikan Steve Aoki dhe ylli korean TOP janë zgjedhjet më të profilit të lartë.

 

Fluturimi, i planifikuar për vitin e ardhshëm, mund të jetë udhëtimi i parë hënor i njerëzve që nga viti 1972.

Megjithatë, rregullatorët amerikanë nuk kanë dhënë ende leje për raketën Starship nga kompania SpaceX e Elon Musk, me të cilën supozohet të udhëtojë ekuipazhi.

Anija nuk është miratuar as për një udhëtim orbital rreth Tokës dhe është ndalur për 18 muajt e fundit në Teksas, pasi përfundoi një nisje provë në maj 2021.

Çmimi që Maezawa ra dakord të paguante për biletën e tij në hapësirë nuk është bërë i ditur, por sipas Musk ishin “shumë para”./albeu.com


Shtuar 9.12.2022 07:30