Nuk “i shpëton” vettingut, shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit, Ilir Turja

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit, Ilir Turja. Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Prokurori i Prokurorisë së Durrësit, Ilir Turja u përball të enjten më 3 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndëtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”, si dhe dyshimet për fshehje të kësaj pasurie në emër të familjarëve.

Komisioni nuk konstatoi probleme për aspektin profesional, ndërkohë që nuk u njoftua ndonjë gjetje në kriterin e pastërtisë së figurës, lidhur me informacionet e siguruara prej Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK pas përditësimit të raportit, ku ngriheshin dyshime për veprime korruptive në një çështje.

Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës./albeu.com


Shtuar 7.11.2022 10:12