Një tjetër ndarje e bujshme! Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund martesës pas 15 vitesh! (FOTO LAJM)

Pas 15 vitesh martesë, aktori i Bollywood-it Aamir Khan dhe producentja Kiran Rao janë ndarë

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë çifti përmes një deklaratë të përbashkët, ku janë shprehur se do ta rrisin bashkë djalin e tyre dhe se do të vazhdojnë të punojnë në projekte filmike.

“Në këto 15 vite të bukura së bashku ne kemi ndarë një jetë të tërë përvojash, gëzimi dhe të qeshura, dhe marrëdhënia jonë është rritur vetëm në besim, respekt dhe dashuri. Tani do të dëshironim të fillonim një kapitull të ri në jetën tonë – jo më si burrë e grua, por si bashkë-prindër dhe familje për njëri-tjetrin”, thanë Rao dhe Khan.

Ata u takuan në grupet e xhirimit të “Lagaan” (2001) të drejtuar nga Ashutosh Goëariker, një nga filmat indianë më të suksesshëm. Romanca e tyre, tha Khan në disa intervista, nisi më vonë kur aktori po kalonte procesin e ndarjes ligjore nga gruaja e tij e parë, Reena Dutta. Khan dhe Dutta, të cilët kanë një djalë, Junaid dhe një vajzë, Ira, së bashku, shkruan iconstyle.

Kiran Rao ishte një bashkë-producent i disa filmave të vlerësuar kritikisht si dhe më të suksesshmit të realizuara nga Aamir Khan Productions. Këto përfshijnë Jaane Tu… Ya Jaane Na (2008), Peepli Live (2010), Delhi Belly (2011), Dangal (2016) dhe dokumentarin Rubaru Roshni (2019).


Shtuar 4.07.2021 16:36