“Një nga mesazhet më domethënës të protestës”, Ilir Meta publikon foton e vogëlushes

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se paratë që po vidhen me inceneratorët po djegin të ardhmen e fëmijëve.

Meta mëngjesin e sotëm ka publikuar në rrjetin social “facebook” foton e një vogëlueshje e cila ka qenë ditën e djeshme në protestë me një pankartë në duar, e cila sipas tij është mesazhi më domethënës.

Postimi i Metës:

“Një nga mesazhet më domethënës të protestës qytetare!

Paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen me inceneratorët duke djegur të ardhmen e fëmijëve.

Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim. ??”, shkruan Meta.