LSI e pakënaqur me rezultatin, kërkon pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar pamjet filmike të kamerave të të gjitha qendrave të numërimit të votave në vend. Përmes një kërkese drejtuar KQZ-së, LSI kërkon kopjen e materialit filmik të 5199 pajisjeve në të gjithë Shqipërinë.

Kujtojmë që sot Kryemadhi bëri reagimin e parë pas zgjedhjeve. Ajo tha se procesi zgjedhor është manipuluar. Gjithashtu paralajmëroi e në vijim do të publikoheshin fakte të reja që do të provojnë akuzat e ngritura nga LSI./albeu.com

Shtuar 28.04.2021 12:04