Nis me vonesë seanca e radhës para speciales e ish-krerëve të UÇK-së

Ka nisur sot seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Seanca ishte planifikuar të fillonte në ora 11:00, por që ka nisur 45 minuta me vonesë. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kishin njoftuar se seanca ka të bëjë me ecurinë e çështjes.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Seanca e fundit për çështjen e Thaçit dhe ish krerëve të UÇK-së është mbajtur më 16 shkurt.

Kujtojmë se konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK)

 


Shtuar 24.03.2021 12:20

Tags: , ,