Ngjarja tronditi botën, çfarë ndodhi në Srebrenicë 27 vjet më parë

Sot shënohet 27 vjetori i masakrës së Srebrenicës, një masakër e konsideruar si më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore, e cila tronditi botën.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës, dhe ekzekutuan mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në ditët që pasuan.

Këto vrasje ishin të planifikuara dhe ushtria serbe ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të fshehur gjurmët. Ndërsa vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdon ende sot e asaj dite.

Lufta në Bosnje kishte shpërthyer në prill 1992. Ushtria e serbëve të Bosnjës përparoi deri në lindje. Srebrenica, një qytet me 36 mijë banorë, ku myslimanët përbënin 75% të popullsisë, u mor nën kontrollin e trupave serbe por myslimanët e rimorën kontrollin e tij pas disa javësh.

Presidenti atëhershëm Serbo-boshnjak, Radovan Karadzic urdhëroi që Srebrenica dhe Zepa të izoloheshin krejtësisht dhe që autokolonat e ndihmave të mos dërgoheshin më atje.

Më 9 korrik 1995, Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë 30 prej tyre peng.

Me 10 korrik serbët bombarduar Srebrenicën, ndërsa forcat holandeze, kërcënuar që nëse nuk tërhiqeshin deri të nesërmen, trupat e NATOS do të fillonin ofensivën ushtarake ajrore.

Në vitin 2004, gjykata e Kombeve të Bashkuara që ka trajtuar krimet në ish-Jugosllavi, i ka quajtur vrasjet në Srebrenicë si gjenocid.


Shtuar 11.07.2022 08:21