Ngacmoi seksualisht 27-vjeçaren në lokalin ku ishte kamarier, arrestohet shkodrani

Gjergj Dedushi është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare, në lokalin ku ishte kamerier.

Policia thotë se mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht nga kamerieri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gjergj Dedushi, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme./albeu.com


Shtuar 29.04.2024 18:58