“Nga letër porosia në SHBA për Ilir Metën tek korrupsioni i zyrtarëve”, gazetarja zbardh bisedën me Dumanin: Dosjet e nxehta në SPAK

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodjana Lala, ka zbardhur detaje interesante, gjatë takimit që ka patur bashkë me kolegët e saj me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Lala theksoi në studion e News 24, se edhe pse ishte e vështirë që të nxirrje informacione nga Dumani, gjatë bisedës që ajo dhe kolegët e tjerë të kronikës së zëzë, arritën të shkëpusnin disa detaje mjaft interesante, sa i përket dosjeve më të nxehta që përfliten.

Gazetarja Lala tha se për hetimin për Ahmetajn, tha se ka zhvillime surprizuese, të cilat e rëndojnë pozitës e ish-zv.kryeministrit. Ajo citoi dhe kreun e SPAK, sipas të cilit nuk do të kursehet askush nëse rezultojnë prova dhe fakte.

“Z. Dumani e ka kthyer në një traditë, për të dhënë informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve që ka në dorë SPAK. Ishte e vështirë që t’i merrje lajme, gjithsesi i shkëputëm disa detaje.

Për hetimin për Ahmetajn, tha se ka zhvillime surprizuese. Sipas z.Dumani rëndohet pozita e z.Ahmetaj.

Ka verifikime për z.Gjiknuri. Bëhet fjalë për disa udhëtime me biznesmenët e inceneratorëve. Dumani tha se nuk do të kursehet askush nëse rezultojnë prova dhe fakte”, tha Lala.

Po kështu një çështje tjëtër ishte ajo për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj apo kreun e PL Ilir Meta.

“U ndalëm dhe te hetimi për Beqajn dhe hetimin për ish-presidentin Ilir Meta. Për z.Meta është dërguar letër-porosi në SHBA dhe pritet përgjigjja. Çështje të tjera ishin ajo e ‘Klubit Partizani’, çështja Gërdeci”, tha ajo.

Po kështu Dumani është pyetur dhe për një hetim për korrupsionin të raportuar dje nga Lala, ku hetuesit e BKH ndaluan në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe sekuestruan dy celularë.

“Një hetim për korrupsion, sipas burimeve në ministrinë e infrastrukturës dy zyrtarëve iu janë sekuestruar celularët. Dumani la të kuptohet se bëhet fjalë për korrupsion, por tha se çështja është nën hetim”, tha Lala.

Po kështu ajo tregoi se sa i përket masave shtesë, Dumani pranoi se ka marrë automjet të blinduar por mohoi kategorikisht kërcënimet dhe premtoi se do vijojë detyrën për të hetuar çdo person të dyshuar pavarësisht postit”, tha Lala.


Shtuar 28.09.2023 15:35

Tags: , ,